E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksidenti fatal në Lushnjë, policia jep detajet: 43-vjeçari manovra të rrezikshme, humbi jetën pasi tentoi t’i largohej patrullës

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin fatal të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjë, ku humbi jetën një 43-vjeçar.

Sipas Policisë, rreth orës 01:45, punonjësit e sallës operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë konstatuar përmes kamerave të sigurisë një automjet tip “Mercedes-Benz” përpara godinës së komisariatit, duke kryer manovra të çrregullta.

Reklamë

Më pas, drejtuesi i automjetit ka dalë disa herë nga makina duke bërtitur para komisariatit. Pas konstatimit të situatës, salla operative ka njoftuar patrullën e përgjithshme që ndodhej në shërbim për të verifikuar drejtuesin dhe arsyet e sjelljes së tij.

Sipas uniformave blu, sapo ka vënë re afrimin e patrullës, drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi të lartë. Vetëm pak minuta më vonë, në vendin e njohur si “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, automjeti dyshohet se ka dalë nga kontrolli për shkak të shpejtësisë së madhe, është përplasur me bordurat anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur.

Reklamë

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi Ernis Xhumari., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 01:45, të datës 02.06.2026, punonjësit e sallës operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë, nëpërmjet kamerave të sigurisë, kanë konstatuar përpara Komisariatit, një automjet tip “Mercedes-Benz”, duke kryer manovra të çrregullta, dhe më pas drejtuesi i automjetit ka dalë nga automjeti duke bërtitur para Komisariatit, veprim të cilin e ka përsëritur disa herë.

Në këto kushte, salla operative ka njoftuar Patrullën e Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet, për t’u afruar në Komisariat, me qëllim verifikimin e drejtuesit të automjetit dhe arsyen e sjelljeve të tij.

Drejtuesi i automjetit, sapo ka parë Patrullën e Përgjithshme që vinte drejt Komisariatit, është larguar me shpejtësi të madhe dhe pas disa minutash dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga ana e drejtuesit, automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” dhe është përmbysur. Si pasojë, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Xh., 43 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë