Zhaku, Iliri dhe Sara do të vijojnë të jenë nën ethet e televotimit.
Asnjëri prej tyre nuk u largua mbrëmjen e sotme, duke u dhënë mundësi edhe disa ditë të tregojnë veten e tyre.
Deri ditën e premte, publiku mund të votojë se kë nga fermerët kanë të preferuar. Më pak i votuari, do të largohet.
“Zhaku do jetë e bezdisshme, por ne jemi mësuar. Për mua do jetë njësoj, unë nuk ndryshojë”, tha Sara.
“Peshku në det, tigani në zjarr”, shtoi Zhaku.





