Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar direkt edhe në rritjen e çmimit të biletës së transportit ndërqytetas në të katër qytetet e Qarkut Dibër.
Një biletë udhëtimi Peshkopi – Tiranë që më parë ishte 500 lekë, me rritjen e karburantit ka shkuar në 600 lekë.
Nga Bulqiza në Tiranë çmimi është rritur po me 100 lekë, duke shkuar nga 300 lekë në 400 lekë për pasagjer.
Qytetarët thonë se kjo rritje ndikon direkt në buxhetin e tyre familjar, pasi janë rritur vetëm çmimet dhe jo të ardhurat.
“Ne jemi dy veta burrë e grua, nga një mijë lekë secilit 2 mijë. Ne jemi pensionistë nuk e përballojmë dot”, tha një qytetar.
“Nuk e di ku do shkojnë më këto çmime është rritur rritur me nga një mijë lekë secila rrugë”, u shpreh një tjetër qytetar.
Banorët e Burrelit gjithashtu bduhet të paguajnë më shumë për të ardhur në Tiranë.
Edhe biletat e transportit publik nga fshatrat në qendrat e qyteteve janë shtrenjtuar, por në një vlerë më të ulët se çmimi i biletave të transportit ndërqytetas./vizionplus.tv





