Shpërthimet me lëndë plasëse në Lezhë janë kthyer në ngjarje të zakonshme, ndërkohë që policia po vepron me ritme të ngadalta në zbardhjen e tyre.
“Vizion Plus” ka arritur të sigurojë pamjet e autorit të dyshuar për shpërthimin e ndodhur 5 ditë më parë në Lezhë, në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit”.
Në pamje, duket një person i veshur me të zeza, me një bluzë të bardhë dhe kapuç në kokë, teksa ecën me shpejtësi.
Lokali që u shpërthye ishte marrë me qira nga shtetasi V. Sh.. Për shkak të shpërthimit të eksplozivit, i gjithë lokali pësoi dëmtime.