Subscribe

Ministria e Transporteve ka shpallur fituesin e koncesionit me te rendesishem ne infrastrukturën publike, atë te mirëmbajtjes se rrugës Milot-Morine.
Komisioni i vlershmit te ofertave ka shpallur fitues konsorciumin turk “Vendeka Bilgi Teknologji”, qe sipas Ministrisë eshte miratuar edhe nga konsulenti i ketij procesi IFC. Duke ju referuar te dhënave, kompania turke ka paraqitur një ofertë per te kryer nje investim prej 50 milion euro, ndersa vlera per subvencionim është 5.6 milion euro. Sipas Ministrisë komisioni i vlershmit te ofertave ka patur ne konsiderate objektivin qe ofertuesi te ketë kapacitetin e nevojshëm per te zbatuara kete projekt kompleks. Kjo eshte hera e 4 qe Ministria hapte gare per te dhene me koncesion kete vepër publike. Por tenderat kishin dështuar per arsye te ndryshme. Ne garën e fundit pjesëmarrës ishte edhe nje konsorcium shqiptar, por ai është skualifikuar per mungese kapacitetesh dhe eksperience ne ketë fushe. Mirëmbajtja e rrugës e Kombit ka nje koste te papërballueshme nga buxheti i shtetit. Vetëm tuneli prej 4.7 km ka nje kosto energjie prej 2 milion eurosh ne vit. Tashme mbetet qe ky koncesion te marre edhe aprovimin e qeverise. Me shpalljen zyrtarisht fitues te këtij koncesioni, kompania do te nis punën per te kryer investimin si dhe per aplikimin e pagesës me nje tarife mesatare prej 5 eurosh per kalim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *