Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe që Gjimshiti...

U kapën me armë në Gjashtë të Sarandës, dy...

Spanja thirrje sërish Italisë: Rihapni kufijtë, ose do të...

Aksident pranë Malit të Tomorrit! Makina del nga rruga...

SHOKUESE/ Plan për të vrarë Messin dhe Ronaldon gjatë...

Shezlongët morën 4 jetë/ I plagosuri nga masakra e Velipojës dëshmon: Ja si nisi debati

28 Qershor 13:45

“Shkuam për t’u sqaruar dhe për të gjetur një zgjidhje për vendosjen e shezlongëve”, kështu deklaroi para hetuesve, 54-vjeçari Hasan Verracaku, i cili mbeti i plagosur gjatë përplasjes me armë zjarri në Velipojë ku humbën jetën katër persona.

 

Sipas pretendimeve të 54-vjeçarit, ishin vëllezërit, Xhovani Gocaj dhe Edmond Gocaj ata që qëlluan të parët me armë.

 

HASAN VERRACAKU

PRONAR BIZNESI NE VELIPOJE

 

“Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezlonget, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli.”

 

Ai tregoi se konflikti me familjen Gocaj nisi gjatë paradites pasi u kërkuan atyre që të lironin hapësirën e vijës bregdetare.

 

“Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezllonet në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezlonget një kohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në baze të aplikimeve. Ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre. Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët.”

 

Ndërkohë burime pranë grupit hetimor thanë për “Vizion Plus” se Edmond Gocaj dhe vëllai i tij Xhovani Gocaj u konfliktuan fillimisht me Hasan Verracakun, pasi ishte ky i fundit që u kërkoi që të hiqnin shezlongët. Kjo me argumentin se donte të vendoste të tijët.

 

Kërkesë kjo që u refuzua nga dy vëllezërit Gocaj. Për të shmangur debatet në bregdet dhe për të mos trembur pushesit, pronarët e dy bizneseve ranë dakord që ta zgjidhnin çështjen në darkë.

 

Por, në momentin që vëllezërit Gocaj nuk u paraqitën që të flisnin me anëtarët e familjes Verracaku, këta të fundit u shkuan në hotel, ku dhe më pas u përplasën me armë zjarri.

 

Krimi i rëndë ndodhi të dielën në zonën e njohur Pulaj Plazh. Nga të shtënat humbën jetën Kujtim Verracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, vëllai i tij, Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Musaen Zeneli 20 vjeç. ky i fundit kishte ditën e parë të punës si kamarier në biznesin e familjes Gocaj dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

 

Deri më tani, janë arrestuar nga policia dy të plagosurit, Elminid Dyli dhe Hasan Verracaku, ndërsa u shpallën në kërkim tre djemtë e këtij të fundit: Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Besar Verracaku, të cilët po ashtu u përfshinë në përplasjen me armë zjarri.

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
4 Viktima Hasan Verracaku Velipojë

Nga e njëjta kategori

Makina përfshihet nga flakët në Fier

më shumë...

U kapën me armë në Gjashtë të Sarandës, dy lihen në burg e tre në shtëpi (EMRI)

më shumë...

Aksident pranë Malit të Tomorrit! Makina del nga rruga pasi nuk i punuan frenat, 7 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

më shumë...

“Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në aksident, flet mes dhimbjes shqiptari në Greqi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

7:14

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk...

6:58

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe...

6:57

Zjarr i madh pranë Borizanës, flakët përfshijnë...

6:26

Shoferi i makinës përplas 82-vjeçaren në Korçë,...

6:25

U kapën me armë në Gjashtë të...

6:17

Spanja thirrje sërish Italisë: Rihapni kufijtë, ose...

6:11

LVV dhe LDK pa marrëveshje, Kurti: Qëndrimet...

5:53

Aksident pranë Malit të Tomorrit! Makina del...

5:45

Zjarr i madh në Klos, digjen dy...

5:19

“Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë...

5:02

SHOKUESE/ Plan për të vrarë Messin dhe...

4:44

Ekspozitë me fotografi historike në Maliq, një...

4:34

Temperatura deri në 41 gradë celcius, e...

4:27

Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët...

4:17

LVV e LDK dështojnë të arrijnë marrëveshje...

Më të klikuarat

  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.