Banka e Shqipërisë e ka cilësuar 2018 si vitin ku do t’i shpallë “luftë” përdorimit masiv të monedhës evropiane. Qëllimi i kësaj nisme të lançuar më herët nga guvernatori Genti Sejko është mbrojtja e konsumatorëve nga rreziku i kursit të këmbimit. Për guvernatorin ekonomia shqiptare, në ndryshim nga ekonomitë e ngjashme ka një nivel të lartë të përdorimit të euros .
Në mbledhjen e radhës së këshillit mbikëqyrës janë ndërmarrë një sërë vendimesh të cilat në thelb kanë si qëllim stimulimin e përdorimit të monedhës kombëtare, çka do të thotë se përdorimi i lekut do të jetë më me leverdi se monedha evropiane.
Këto qëndrime guvernatori i bankës së Shqipërisë Genti Sejko i bëri gjatë konferencës së përmuajshme, mbi të cilën analizoi situatën ekonomiko financiare. Për kreun e bankës qeveria duhet të vijojë më reformat me qëllim përshpejtimin e rritjes ekonomike.





