Floresha Rasha, tre fëmijët e saj dhe Endri Dumani kanë përfunduar procesin e rehabilitimit dhe janë larguar nga shtepia e pushimit e ministrisw sw mbrojtjes në Durrës.
Para pak kohësh, ata u riatdhesuan nga kampi famëkeq Al-Hol ku ndodheshin prej vitesh.
Mësohet se Endri Dumani është marrë nga e ëma e tij. Ndwrsa Floresha Rasha dhe 3 fëmijët e saj janë zhvendosur në një banesë të siguruar nga shteti.
Më 26 tetor u përmbyll me sukses operacioni për kthimin e 4 fëmijëve, Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha dhe nëna e tyre Floresha Rasha dhe të Endri Dumanit. Në kamp vijon të jetë motra e Endrit, Eva.
Para pak ditësh Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi kreu një vizitë në Liban ku sipas burimeve zyrtare, po shikohen mundësitë për të riatdhesuar të tjerë shqiptarë që janë bllokuar në keto kampe.





