E shtunë, 17 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me Europa League, rrogozhinasit vijojnë ëndrrën në Conference League

Egnatia është eliminuar në mënyrë dramatike në playoff-in e Europa League. Në ndeshjen e dytë, rrogozhinasit janë mundur me rezultatin 2-1 nga Lillestrøm në Norvegji.

Egnatia e Nevil Dedes ishte e para që kaloi në avantazh në minutën e 32-të të pjesës së parë, me anë të Sotës.

Reklamë

Ndërkohë, në të 82-ën, vendasit barazuan me anë të Foss. Me rezultatin 1-1 u mbyll koha e rregullt e sfidës.

Me nisjen e minutave shtesë, vendasit shënuan edhe golin e dytë, me anë të Olsen. Pas pësimit të golit, rrogozhinasit u përpoqën disa herë të shënonin, por pa fat.

Reklamë

Megjithatë, Egnatia do të vijojë të luajë në Europë, ku për herë të parë do të marrë pjesë në fazën e grupeve të Conference League.

Ndërkohë Dinamo është mundur 4-2 nga Pafos në ndeshjen e kthimit. të playoff në Conference League.

Dinamovitët barazuan 2-2 kohën e rregullt duke çuar sfidën në shtesë, por aty fati i tradhtoi duke pësuar 2 gola të tjerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë