Dy efektivë të forcave “Shqiponja” janë pezulluar nga detyra.
Shkak për këtë ka qenë publikimi i fotove të Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut, pas arrestimit nga policia.
Për këtë arsye, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetim administrativ.
Efektivët e “Shqiponjave” do të jenë të pezulluar nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave. Vijojnë verifikimet edhe për efektivë të tjerë.





