Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 August 2026
Vizion fokus

Kreshnik Hajdari qëndron në detyrë, KAS lë në fuqi...

Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari:...

Aksident tragjik në Tiranë! Makina përplas për vdekje të...

Tragjedi në familjen shqiptare! Banesa përfshihet nga flakët, humbin...

Shefi i CIA-s ishte në Moskë për të paralajmëruar...

“Nëse po e shihni këtë, koha ime ka ardhur”,...

“Ergys Agasi duhet hetuar edhe për krime zgjedhore”, Bylykbashi:...

I dënuar për kultivim droge, 61-vjeçari në Krujë kapet...

Tiranë/ Plagosi me thikë dhe motosharrë administratorin e pallatit,...

Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis ndërtimin...

Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bëra nga nervat! Avokatja: Çifti ishte në proces divorci

27 Gusht 13:56

Është publikuar ditën e sotme fotoja e 44-vjeçares shqiptare Esma Meço, e cila u vra  me thikë një ditë më parë nga bashkëshorti i saj. 44-vjeçarja me origjinë nga Gramshi u qëllua për vdekje me thikë në zonën e e qafës nga burri i saj 53-vjeçar Bujar Meço.

Sipas mediave greke ajo ishte viktimë e dhunës në familje për shumë vite. Në këto rrethana, mësohet se Esma kishte vendosur të ndahej dhe kishte caktuar një takim me avokatin e saj, i cili do të zhvillohej ditën e sotme nëse gjërat nuk do të përmbylleshin në mënyrë tragjike.

Teksa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim, bëhet me dije se kanë dalë detaje nga ekzaminimi mjeko-ligjor, i cili ka konfirmuar se Esma vdiq në vend si pasojë e plagës së marrë.

“Plaga me thikë në pjesën e qafës ishte e thellë, me tehun që arrinte dhe depërtonte në mushkërinë e djathtë, i shkaktoi gjakderdhje”, shkruan Prothotema.gr.

Në një prononcim për Protothema.gr avokatja që përfaqësonte 44-vjeçaren, Evangelia Kola bëri me dije se viktima kishte vendosur të divorcohej nga 53-vjeçari dhe se ata nuk jetonin bashkë së fundmi.

Ndërkohë në dëshminë e tij, autori Bujar Meço ka deklaruar se krimin e ka bërë në nerva e sipër.

“E bëra nga nervat. U ngatërrova”, tha autori.

Ndërkohë nga hetimet paraprake raportohet se arsyeja e dhunës së ushtruar ndaj Esmës të ketë qenë xhelozia, mirëpo për vrasjen e saj nuk përjashtohet mundësia që shkak të jetë bërë kërkesa për divorc.

Në vitin 2022, viktima e kishte denoncuar 53-vjeçarin për dhunë në familje, kur ishin në Kretë. Ai u arrestua, por u lirua pas disa kohësh.

“Viktima ishte sulmuar shumë herë nga bashkëshorti i saj. Nuk ishte vetëm incidenti i vitit 2022”, tha ajo, duke përshkruar një histori dhune që, sipas saj, kishte zgjatur me kalimin e kohës.

“Xhelozia dhe pavarësia e saj financiare, të cilat ajo ishte përpjekur t’i fitonte gjatë gjithë këtyre viteve, ishin shkaku i dhunës në familje”, tha ajo.

Ndërkohë raportohet se 53-vjeçari merrte ilaçe dhe më parë ishte shtruar në një klinikë psikiatrike, por u përcaktua se nuk kishte nevojë për shtrim të mëtejshëm në spital.

Posted Under:
Aktualitet Bota Kryesoret

Nga e njëjta kategori

Aksident tragjik në Tiranë! Makina përplas për vdekje të miturën 1 vjeçe e gjysmë

më shumë...

Goditi bashkëshorten me sende të forta pas një konflikti, arrestohet i moshuari në Vlorë

më shumë...

Tragjedi në familjen shqiptare! Banesa përfshihet nga flakët, humbin jetën 3 fëmijë, 4 të tjerë në gjendje kritike

më shumë...

Analiza në ISHP për Virusin e Nilit, specialistët sjellin në laborator kampionët e gjakut të marrë në Korçë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:41

I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet...

2:25

Meta vendos kufizime për të miturit, 18...

2:19

Kreshnik Hajdari qëndron në detyrë, KAS lë...

1:56

Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në...

1:55

Aksident tragjik në Tiranë! Makina përplas për...

1:41

Goditi bashkëshorten me sende të forta pas...

1:37

Mendon se të ka tradhtuar? Ja si...

1:35

Tragjedi në familjen shqiptare! Banesa përfshihet nga...

1:29

Analiza në ISHP për Virusin e Nilit,...

1:14

Bisedime pa rezultat! Kurti negocion me Abdixhikun,...

12:45

Shefi i CIA-s ishte në Moskë për...

12:41

“Rrugorja” e Korçës intensifikon kontrollet, 759 masa...

12:22

Strehoi 7 emigrantë nga Sudani për t’i...

12:13

“Nëse po e shihni këtë, koha ime...

11:51

“Ergys Agasi duhet hetuar edhe për krime...

11:47

Email-i kërcënues alarmon edhe Shkodrën! Policia nis...

11:35

I burgosuri në Kosovë pë*dhunohet nga tre...

11:25

I dënuar për kultivim droge, 61-vjeçari në...

11:06

Tiranë/ Plagosi me thikë dhe motosharrë administratorin...

11:01

Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë...

Më të klikuarat

  • Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thi...
  • Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë ndodhej...
  • Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyr...
  • Arrestohet Ergys Agasi
  • Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis nd...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.