E enjte, 22 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekpozuarit (Live) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi që i la familjes pak minuta para ngjarjes

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e kaluar tek “Ura e Vashës” në Klos. Një 35 vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia.

I riu kishte ardhur nga fshati Bastar Murrize i Tiranës me automjetin e tij dhe ka ndaluar makinën tek ura e Vashës 152 metra e lartë.

Reklamë

Dyshohet se 35 vjeçari ka qenë në kushte të rënda depresive kur i ka dhënë fund jetës pasi pak para se të hidhej i ka dërguar një sms familjes ku i ka lënë amanet vajzën bashkëshortes.

Policia ishte në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rastin

Reklamë

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë