Bota
“Nuk duhet të dorëzohemi”, vijon protesta e studentëve në Paris

Protesta e studentëve vijon në rrugët e Parisit.
Protestuesit shprehen të vendosur të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre.
Reklamë
“Nuk duhet të dorëzohemi”, është mesazhi që përcjellin studentët, pasi tubimi u miratua nga autoritetet në minutën e fundit.
Kujtojmë se Policia në Paris lëshoi një dekret për ndalimin e tubimeve dhe demonstratave në pjesë të caktuara të kryeqytetit.
Ndalimet ishin në zonat pranë monumenteve kryesore, përfshirë pallatin presidencial Elysee, selinë kryeministrore Matignon, dy dhomat e parlamentit Asamblenë Kombëtare dhe Senatin si dhe zonat turistike si muzeu i Louvrit dhe Champs-Elysee.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




