Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin 2 muaj nga Kuvendi të Nokës, Krekës e Këlliçit! 10 ditë për 14 deputetë të tjerë të PD

Deputetët e PS kërkojnë përjashtim me 2 muaj nga Kuvendi për Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Luçiano Boçin, Edi Palokën e Besart Xhaferrin.
Kërkesa vjen pas kaosit të shkaktuar nga opozita në seancën e sotme në Kuvend ku deputetët e PD bllokuan foltoren dhe ndërmorën një sërë sulmesh ndaj deputetëve socialistë.
Për 14 deputetë të PD, konkretisht: Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, lvi Kaso, Zija Ismaili, Blendi Himçi; kërkohet 10 ditë përjashtim.
Ndërkohë, tashmë të përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, janë Gazment Bardhi e Klevis Balliu, vendimi për të cilët u mor më 12 tetor.




