E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U arrestua pas disa muajsh në arrati, Ergys Agasi del sot para GJKKO-së

Sot, e premte, në orën 09:30, do të zhvillohet në GJKKO seanca paraprake për biznesmenin Ergys Agasi.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, mëson se biznesmeni Agasi do të dalë sot para togave të zeza të GJKKO-së.

Agasi u arrestua dy ditë më parë në rrugën e Plepave në Durrës, ndërsa në automjetin me të ndodhej edhe ish-efektivi i Policisë, Uljan Shpataraku.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t. Hetimet përfshijnë gjithashtu pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje.

Reklamë

Ndërkohë, Uljan Shpataraku u shpall në kërkim më 6 gusht, pasi dyshohet se, pas një debati në një lokal në Dhërmi, kërcënoi me armë kamarierin dhe administratorin.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë