Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para sulmeve amerikane...

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit nr....

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus,...

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje...

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe...

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo dhe Roberto...

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin...

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit në objektet...

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine Yamal fiton...

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një qytetar

Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, ndalohet familja e të dënuarës

28 Gusht 08:41

Tre shtetas rumunë, babai, nëna dhe vëllai i një të dënuareje rumune, janë ndaluar pasi dyshohet se tentuan të fusnin sende të ndaluara në IEVP Pojskë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 14:00, kur tre familjarët ishin paraqitur në institucion për të takuar vajzën e tyre, e cila vuan dënimin në Pojskë për veprën penale të mashtrimit.

Familjarët, të cilët kishin mbërritur në Shqipëri rreth dy ditë më parë, kishin me vete disa çanta me rroba dhe sende për të dënuarën. Gjatë kontrollit të kryer nga efektivët e IEVP Pojskë, në njërën prej çantave u gjetën një thikë dhe një aparat celular.

Dyshohet se sendet do t’i dorëzoheshin të dënuarës gjatë takimit. Pas konstatimit, tre shtetasit rumunë u ndaluan dhe u shoqëruan për kryerjen e procedurave të mëtejshme.

Ata u morën në pyetje në prani të avokatit, ndërsa janë sekuestruar edhe pamjet filmike të kontrolleve dhe momentit kur u konstatuan sendet e ndaluara.

Për momentin mbetet e paqartë arsyeja se përse familjarët kishin tentuar të fusnin në burg edhe thikën, krahas celularit. Sipas burimeve, e dënuara rumune nuk njihet si person problematik dhe nuk rezulton të ketë pasur konflikte me të dënuarat e tjera në institucion.

Pas ngjarjes është ushtruar kontroll edhe në dhomën ku qëndron e dënuara, por nuk është konstatuar asnjë send tjetër i ndaluar.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe qëllimin e futjes së sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit.

/vizionplus.tv

 

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
burgu i grave Pogradec

Nga e njëjta kategori

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para sulmeve amerikane ndaj Iranit

më shumë...

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit nr. 3, shoqërohen disa qytetarë

më shumë...

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje pasi flakët “rrethuan” banesat

më shumë...

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para...

11:01

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para...

10:16

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt...

10:13

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen...

10:05

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me...

9:59

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo...

9:45

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga...

9:15

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit...

9:11

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine...

8:51

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet...

8:38

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria,...

8:34

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:27

Vonesa e ambulancës në Vaun e Dejës,...

8:23

“Do të mbetesh i përjetshëm”, Rodrigo De...

8:16

Tension para Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë hyrjen e...

8:03

Si të aplikoni për pensionin e pleqërisë,...

7:50

SHBA godet objektiva të Iranit pranë Ngushticës...

7:17

Kërkohet heqja e vetos në BE, 11...

7:15

Rudiger i thotë lamtumirë kombëtares gjermane, mbrojtësi...

7:00

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • “Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dësh...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 persona pas përpla...
  • Skandal në showbiz-in italian, ish-partneri akuza Belen Rodr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.