E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Situata e zjarreve në vend, 3 vatra aktive, 288 forca dhe 2 helikopterë në operacione

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë territorin e vendit, prej të cilave 3 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 4 të tjera janë nën mbikëqyrje.

Në operacionet për shuarjen dhe kontrollin e flakëve janë angazhuar 288 forca operacionale dhe 21 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur ndërhyrjet nga ajri me dy helikopterë, të cilët kanë marrë pjesë në tre operacione.

Reklamë

Vatrat aktive ndodhen në Malin e Dajtit në Tiranë, Vajkal të Bulqizës dhe Sllatinë të Dibrës. Në Malin e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës, ku janë angazhuar 20 forca zjarrfikëse dhe të strukturave të administrimit të zonave të mbrojtura, si dhe një helikopter.

Në Vajkal të Bulqizës, zjarri vijon në një zonë me shkurre dhe dëllinja, në terren shkëmbor. Në operacion janë përfshirë 40 forca vendore dhe vullnetare, ndërsa ndërhyrja është përforcuar edhe me 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Reklamë

Ndërkohë, në Sllatinë të Dibrës, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore me ah. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 46 forca, ndërsa operacioni po mbështetet edhe nga ajri për shkak të rrezikut të përhapjes drejt pyjeve me pisha.

Katër vatra të tjera në Qafë të Helmës dhe Arrmollë në Dibër, si dhe në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit në Elbasan, vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata në këto zona është nën kontroll ose e izoluar dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitoron situatën në të gjithë vendin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile. Prioritet mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë