E hënë, 19 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset nga makina! Detaje nga aksidenti tragjik në Lezhë

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin Blinisht-Fishtë në Lezhë, ku një 13-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë.

Bëhet me dije se i mituri i cili lëvizte me monopatinë është përplasur nga një makinë e drejtuar nga shoferi me inicialet E.K.

Reklamë

33-vjeçari është shoqëruar në ambinetet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi:

Reklamë

Rreth orës 20:10, në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë, automjeti me drejtues shtetasin E. K., rreth 33 vjeç, ka aksidentuar një të mitur, rreth 13 vjeç, i cili lëvizte me monopatinë. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë