Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 August 2026
Vizion fokus

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset nga makina!...

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me Europa League,...

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali ende numëron...

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet të modernizohet,...

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

VIDEO/ Pamje magjike, momenti kur rrufeja godet Kullën e...

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i drejtohet banesave

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra mbeten ende...

Berisha: Rama në pikën më të dobët, sondazhet e...

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes për klubin...

Vuçiç i përgjigjet Kroacisë: Zagrebi të vazhdojë punën me Tiranën, Prishtinën dhe NATO, Serbia do të forcojë ushtrinë

27 Gusht 17:06

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka reaguar ndaj deklaratave të ardhura nga Kroacia se Beogradi po investon në armatime.

Në deklaratën e tij Vucic thekson se Serbia do të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj ushtarake për të penguar çdo agresion të mundshëm, duke këmbëngulur se qëllimi i Beogradit nuk është lufta, por ruajtja e aftësisë parandaluese.

Deklarata vjen mes debatit të vazhdueshëm për balancën ushtarake në Ballkan, ku Serbia prej më shumë se një viti kundërshton marrëveshjen e bashkëpunimit në mbrojtje mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ndërsa Zagrebi ka shprehur shqetësim për ritmin e armatosjes së ushtrisë serbe.

Gjatë një vizite në Qendrën për Çminim të Serbisë në Velika Moshtanicë, Vuçiç hodhi poshtë pretendimet se Beogradi po përgatitet për luftë.

“Qëllimi ynë është parandalimi. Nuk duam luftëra, nuk duam konflikte, por nuk do të lejojmë askënd të shkatërrojë vendin tonë. Për armët sulmuese, ne pamë çfarë kishin fqinjët tanë dhe bëmë edhe më mirë”, tha ai.

Presidenti serb iu përgjigj drejtpërdrejt edhe kritikave të zyrtarëve kroatë, të cilët kanë kërkuar nga Perëndimi të ushtrojë presion ndaj Serbisë për shkak të modernizimit të ushtrisë. Vuçiç përmendi blerjen nga Kroacia të obusëve vetëlëvizës Panzer 2000 dhe helikopterëve Kioëa me raketa Hellfire, duke pyetur nëse ato ishin armë për mbrojtje apo për operacione sulmuese.

“Kur morën 16 obusët Panzer, a na pyeti njeri ne? Kur morën helikopterët Kioëa me raketa Hellfire, ishin për mbrojtje apo për operacione sulmuese?”, u shpreh ai.

“Le të vazhdojnë punën me Prishtinën, Tiranën dhe NATO-n sa të duan. Ne u urojmë çdo të mirë, por Serbia sot është dhe nesër do të jetë një arrë edhe më e fortë për të gjitha koalicionet dhe aleancat e krijuara vetëm kundër saj”, deklaroi Vuçiç.

Ai shtoi se Serbia po modernizon ushtrinë me ritëm të shpejtë dhe se një pjesë e kapaciteteve të reja do të prezantohen më 13 dhe 14 shtator në Peshter.

Në mars të vitit 2025, Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruan në Tiranë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, e cila parashikon investime të përbashkëta në teknologjinë ushtarake, koordinim për sigurinë rajonale dhe mbështetje për integrimin euroatlantik të Kosovës. Tirana, Prishtina dhe Zagrebi kanë deklaruar vazhdimisht se marrëveshja synon forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe nuk është e drejtuar kundër asnjë shteti. Beogradi, megjithatë, e ka kundërshtuar nismën që prej nënshkrimit të saj, duke argumentuar se cenon interesat e sigurisë së Serbisë.

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
NATO Serbia Ushtria Vizion Plus Vucic

Nga e njëjta kategori

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset nga makina! Detaje nga aksidenti tragjik në Lezhë

më shumë...

Madonna “vë në shënjestër” vilën 30 milionë dollarëshe të Angelina Jolie në Hollywood

më shumë...

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me Europa League, rrogozhinasit vijojnë ëndrrën në Conference League

më shumë...

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali ende numëron viktimat, autoritetet thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi,

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:43

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset...

10:28

Madonna “vë në shënjestër” vilën 30 milionë...

10:07

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me...

10:01

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali...

9:42

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet...

9:35

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

9:30

UKT: Defekt i rëndë në linjën kryesore,...

9:22

VIDEO/ Pamje magjike, momenti kur rrufeja godet...

8:56

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën...

8:48

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i...

8:36

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra...

8:28

Pse ushqimet e kripura na duken kaq...

8:01

Berisha: Rama në pikën më të dobët,...

7:42

Ndahet nga jeta aktori Peter Cullen

7:38

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes...

7:31

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri...

7:10

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, i kërkuar...

7:04

Hidhet shorti i Champions League/ Bayern, Real,...

6:42

Lamallari me Drejtuesit e Gjendjes Civile: Fokus...

6:40

Hapen aplikimet për 300 kredi me 0%...

Më të klikuarat

  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bë...
  • Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis nd...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.