E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokati kërkon kohë për njohjen me dosjen

Seanca gjyqësore për Ergys Agasin është ndërprerë pas kërkesës së avokatit të tij, Maks Haxhia, për t’u njohur me aktet dhe fashikujt e dosjes.

Avokati ka kërkuar kohë për të shqyrtuar materialet e dosjes, përpara vijimit të seancës.

Gjykata ka vendosur ndërprerjen e seancës.

Ndaj Agasit është vendosur më herët masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, ndërsa ai ka qenë i shpallur në kërkim.

Reklamë

Në seancën e sotme, gjykata do të shqyrtojë masën e sigurisë të vendosur ndaj tij. Në këtë fazë, vendimi i gjykatës lidhet me masën e sigurisë dhe nuk përcakton fajësinë apo pafajësinë e Agasit.

Masa e sigurisë mund të kundërshtohet dhe të rivlerësohet në vijim të procesit, ndërsa përgjegjësia penale do të përcaktohet në bazë të provave dhe vlerësimit të gjykatës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë