E martë, 13 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Autostrada Kashar-Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, i cili tha se përmes këtij projekti, që do të jetë autorstradë e kategorisë A, do të krijojë një lidhje të drejtpër drejtë veri-jug  dhe do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut  në një prej akseve më të ngarkuara të vendit, Tiranë-Durrës.

Reklamë

“Autostrada Kashar-Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti. Kemi përmbyllur sot detajet e fundit të projektit pas diskutimeve të gjata të zhvilluaera për mënyrën e lidhjes së këtij aksi me bypass e Tiranës. Tashmë ARRSH ka miratuar projektin e zbatimit që ka ardhur në ministri ditën e sotme dhe do të nis menjëherë procesin e shpronësimeve duke i hapur rrugë nisjes së punimeve brenda këtij viti.

Kashar-Rrogozhinë është pjesë e Korridorit Blu, dhe vazhdimi i aksit Thumanë-Kashar, me 33.5 km gjatësi, kjo do të jetë autostradë e kategorisë A dhe do të krijojë një lidhje të drejtpër drejtë veri-jug  dhe do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut  në një prej akseve më të ngarkuara të vendit, Tiranë-Durrës.

Një projekt i rëndësishëm që së bashku me kantierët që kemi hapur si bypass i TiranësBypass i Elbasanit, Elbasan-Qafë Thanë dhe Elbasan Rrogozhinë si dhe me projekte në rrugën e zbatimit si autostrada Milot-Balldren, do të kontribuojë në modernizminin e infrastrukturës rrugore të vendit dhe do ta çojë një hap më tej lidhjen e Shqipërisë me rrjetin europian të transportit”, tha Karakaçi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë