Sabri Laçi do te jete dekani i ri i Fakultetit te Histori –Filologjisë ne Universitetin e Tiranës. Kjo zgjedhje vjen pas dorëheqjes se Valentina Dukes, tashme deputete e Partisë Demokratike. Por ky proces është shoqëruar me akuza te forta midis kandidateve. Institucioni akademik nuk i shpëtoi dot metodës se politikes për te bllokuar zgjedhjet.

 

Gara mes dy pedagogeve,  kandidate për dekan u shoqërua me probleme e parregullsi te cilat kulmuan ne 7 dhjetor, ditën e votimeve për tu bllokuar me pas.

 

Profesori i gjeografisë Sabri Laçi, dekan i komanduar dhe kandidat për dekan si dhe profesorja e gjuhësisë Aljula Jubani që garonte shkëmbyen akuza ne distance.

 

Ne lidhje me këtë situate te pazakonte ne Fakultetin Filologjik reaguan edhe pedagoge e shefa departamentesh. Lorenc Bejko përgjegjës i Departamentit te Arkeologjisë tha se presioni e përdorja e studenteve ne zgjedhje ishte e paprecedent.

Votat e stafit akademik u ndanë ne gjysme për secilin kandidat dhe  votat e studenteve bene diferencën. Profesor Laçi mori 70% te votave te studenteve, kundrejt 30% te kandidates Jubani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *