E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

Një zjarr përfshiu mbrëmjen e sotme kodrat mbi fshatin Tushemisht. Sapo morën njoftimin reparti i MZSH Pogradec ndërhyri në kohë duke izoluar flakët dhe duke bërë të mundur shuarjen e vatrës e cila rrezikonte të përhapej me shpejtësi.

Mzsh lëshon apel për çdo qytetar dhe banor, të njoftojnë menjëherë në rast të konstatitmit të vatrave të zjarrit dhe së dyti të tregohen shumë të kujdesshëm me ndezjen e zjarreve, hedhjen e cigareve etj, pasi ditët në vazhdim do të shënojnë temperatura shumë të larta.

MZSH, Emergjencat Civile dhe Inspektorët e Pyjores bashkë me grupet vullnetare janë në gatishmëri në çdo kohë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë