Politikë
Studentët ulen me Ramën, Kryemistri: Dialog me ata që besojnë te protesta, jo te gurët

Screenshot
Kryeministri Edi Rama është takuar me një grup studentësh.
Kryeministri ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga takimi me të rinjtë, të cilët sipas tij besojnë te protesta paqësore dhe jo te dhuna.
Rama shkruan se gjatë dialogut ka gjetur dakordësi me studentët për një pjesë të mirë të shqetësimeve të ngritura prej tyre, ndërsa paralajmëron se komunikimi do të vijojë.
“Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që “çuditërisht” më gjetën dakord në jo pak nga shqetësimet e tyre🤷♂️
To be continued… ❤️”, shkruan Rama.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




