E shtunë, 21 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

E rëndë, gjendet i vdekur ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë italiane

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë italiane, Gianni De Gennaro, është gjetur i vdekur në moshën 78-vjeçare në vilën e tij të pushimit në Toskanë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Ngjarja vjen në një periudhë kur De Gennaro po përballej me një hetim të Prokurorisë së Caltanissetta-s, lidhur me dyshimet për pengim dhe devijim të hetimeve për atentatin mafioz të vitit 1992 në rrugën Via D’Amelio, ku mbeti i vrarë gjyqtari i njohur antimafia, Paolo Borsellino.

Në vendngjarje mbërritën përfaqësues të Prokurorisë së Grosseto-s, mjeku ligjor dhe ekspertët e policisë shkencore, të cilët nisën hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Reklamë

De Gennaro ishte përfshirë në hetimet lidhur me zhdukjen e të ashtuquajturës “axhenda e kuqe” të gjyqtarit Paolo Borsellino, një dokument që konsiderohet i rëndësishëm për zbardhjen e rrethanave të atentatit mafioz.

Ditët e fundit, autoritetet kishin kryer kontrolle në disa prona të tij dhe të personave të tjerë të përfshirë në hetim.

Sipas dyshimeve të prokurorisë, ish-kreu i policisë dhe disa bashkëpunëtorë të tij mund të kenë penguar dhënien e dëshmive dhe të kenë fshehur dokumente të rëndësishme për hetimet.

Megjithatë, këto mbeteshin pretendime të organit të akuzës dhe nuk kishte një vendim gjyqësor që vërtetonte fajësinë e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.