E shtunë, 21 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Dëmtimi ndaj Chelseat i kushton shtrenjtë, Granit Xhaka pa një datë rikthimi

Granit Xhaka do të qëndrojë ende jashtë fushave të blerta. Mesfushori shqiptar ka nevojë për më shumë kohë për t’u rikuperuar nga dëmtimi në pulpë, të cilin e pësoi në përballjen ndaj Chelseat.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Aston Villan, që do të zhvillohet këtë të shtunë.

Tekniku francez ka bërë të ditur se gjendja e kapitenit të skuadrës kërkon kujdes të veçantë dhe se rikthimi i tij në fushë nuk pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.

“Për Granitin do të zgjasë pak më shumë. Është një lëndim në pulpë, kështu që do të shohim. Nuk kemi një datë të saktë, por do të duhet të presim edhe pak. Kalendari është shumë i ngjeshur, ai luan shumë ndeshje dhe ekziston mundësia që të mbetet jashtë fushave për disa javë për shkak të lëndimit”, deklaroi Le Bris.

Reklamë

Mungesa e Xhakës përbën një goditje të rëndësishme për Sunderlandin, pasi mesfushori është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe një figurë kyçe në organizimin e lojës.

Për momentin, klubi anglez nuk ka përcaktuar një datë konkrete për rikthimin e shqiptarit, ndërsa stafi mjekësor do të monitorojë vazhdimisht gjendjen e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.