E shtunë, 21 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zelensky: Ukraina dëshiron me çdo kusht anëtarësimin në NATO

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përsëritur dëshirën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, duke e cilësuar anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike si një nga garancitë më të qarta të sigurisë për vendin.

“Sigurisht, Ukraina dëshiron me çdo kusht të hyjë në NATO”, deklaroi Zelensky, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO është rikthyer në qendër të diskutimeve mes vendeve perëndimore, në një kohë kur po zhvillohen bisedime të reja për t’i dhënë fund pushtimit rus.

Gjatë një takimi të enjten në Berlin me aleatët e Kievit, i dërguari amerikan Jared Kushner deklaroi se SHBA-ja mund të jetë e gatshme t’i ofrojë Ukrainës garanci sigurie të ngjashme me ato që parashikon neni 5 i Traktatit të NATO-s.

Reklamë

Ky nen është një prej parimeve themelore të Aleancës dhe përcakton se një sulm ndaj një vendi anëtar konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili mori pjesë në takimin e Berlinit, u shpreh në favor të rihapjes së diskutimit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Ndërkohë, Pallati Elysee vlerësoi se ofrimi i mbrojtjes për Ukrainën sipas modelit të nenit 5 do të ishte praktikisht i barasvlershëm me anëtarësimin e saj në Aleancën Veri-Atlantike.

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është përjashtuar nga Uashingtoni që prej vitit 2025, ndërsa garancitë alternative të sigurisë janë kthyer në një nga çështjet kryesore të negociatave për përfundimin e luftës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.