Ka përfunduar pas rreth 4 orësh e 30 minutash takimi i organizuar nga kryeministri Edi Rama me kryetarët e bashkive në rang qarku, si dhe me drejtuesit e bashkive që parashikohet të shkrihen në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.
Mësohet se gjatë mbledhjes ka pasur diskutime të ndryshme mbi reformën dhe ndryshimet e propozuara në hartën e bashkive.
Lexo edhe :
Kryetarët e bashkive që parashikohet të mos jenë pjesë e hartës së re kanë paraqitur opinionet dhe qëndrimet e tyre, duke argumentuar arsyet se përse bashkitë që drejtojnë duhet të vijojnë të ekzistojnë. Në takim janë diskutuar gjithashtu edhe argumentet pro bashkimeve të propozuara.
Në takim u theksua se Reforma do të vijojë përpara, përmes konsultimeve të nevojshme me bashkitë, komunitetet dhe të gjithë aktorët e përfshirë, me synimin për të ndërtuar një organizim vendor më funksional, më efikas dhe më pranë qytetarëve.
Sipas burimeve, diskutime ka pasur me të gjithë kryetarët e bashkive të pranishëm.
Në takim kanë qenë:
- Kryetarja e Bashkisë Durrës
- Kryetari i Bashkisë Shkodër
- Kryetari i Bashkisë Kukës
- Kryetari i Bashkisë Elbasan
- Kryetari i Bashkisë Korçë
- Kryetari i Bashkisë Berat
- Kryetari i Bashkisë Vlorë
- Kryetari i Bashkisë Gjirokastër
- Kryetarja e Bashkisë Klos
- Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë
- Kryetarja e Bashkisë Dimal
- Kryetari i Bashkisë Poliçan
- Kryetari i Bashkisë Patos
- Kryetari i Bashkisë Divjakë
- Kryetari i Bashkisë Selenicë
- Kryetari i Bashkisë Maliq
- Kryetari i Bashkisë Këlcyrë
- Kryetari i Bashkisë Cërrik
- Kryetari i Bashkisë Belsh
- Kryetari i Bashkisë Libohovë
/vizionplus.tv






