E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturave! Ja sa pritet të shënojë termometri

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash më të theksuara në lindje e jug.

Reshjet e shiut parashikohen lokale dhe me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në lindje e veri priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara, përqendruar relieveve kodrinore-malore.

Temperaturat pritet të pësojnë një ulje të lehtë 2 deri në 3 gradë celcius. Gjatë ditës së nesërme temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 39 gradë celcius, ndërsa to minimale në 18 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë