E martë, 13 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

Zjarr në zonën pyjore mbi Sinicë, 11 punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe 3 punonjës të sektorit pyjorë në terren për izolimin e vatrave të zjarrit.

Vatrat e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën e quajtur “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë, në Devoll.

Reklamë

Pas njoftimit për flakët, drejt zonës janë nisur 11 punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor, të cilët po punojnë për izolimin dhe neutralizimin e zjarrit.

Ndërhyrja vijon në terren, ndërsa ende nuk dihet sipërfaqja e përfshirë nga flakët dhe as shkaku i rënies së zjarrit. Shërbimet po monitorojnë situatën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë