Ka nisur evakuimi i banorëve në lagjen “Abaze” të Krujës, pasi vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive dhe flakët paraqesin rrezik për zonën e banuar.
Banorët janë nxjerrë nga banesat dhe qëndrojnë në rrugë, ndërsa ndjekin situatën dhe lëvizjen e flakëve, në rast se zjarri përparon drejt shtëpive.
Ndërkohë, është rikthyer edhe ndërhyrja nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e banesave.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të jenë në terren.
/vizionplus.tv





