E mërkurë, 14 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Vlahoviç largohet nga Juventusi, firmos me klubin Beshiktashin

Dusan Vlahoviç ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e tij. Sulmuesi serb është prezantuar si futbollisti më i ri i Beshiktasit, pasi mbylli aventurën e tij me Juventusin.

26-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin turk, ndërsa sipas raportimeve do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon. Në momentin e firmës, Vlahoviç raportohet se ka përfituar gjithashtu rreth 10 milionë euro bonus.

Reklamë

Sulmuesi kishte pritur një ofertë nga një klub i madh evropian, por në fund zgjodhi transferimin në Turqi. Në vendimin e tij ndikim të rëndësishëm ka pasur edhe trajneri Vincenzo Italiano, i cili kishte insistuar për transferimin e tij.

Vlahovic mbërriti në Stamboll mes entuziazmit të tifozëve të Besiktasit dhe, pasi kaloi me sukses testet mjekësore, firmosi kontratën me klubin turk.

Reklamë

Para largimit nga Torino, sulmuesi serb i dha lamtumirën Juventusit përmes një mesazhi emocionues në rrjetet sociale, ku falënderoi klubin, shokët e skuadrës, trajnerët dhe tifozët për vitet e kaluara me fanellën bardhezi.

“Rrugëtimi im me Juventusin përfundon”, shkroi Vlahoviç, duke kujtuar vitet e tij në Torino, golat, fitoret, momentet e vështira dhe lidhjen që krijoi me qytetin dhe tifozët.

Në fund të mesazhit, sulmuesi e mbylli me një frazë simbolike për klubin që la pas: “Erdha me dëshirën për t’u bërë pjesë e historisë së Juventusit. Largohem duke e ditur se Juventusi do të jetë përgjithmonë pjesë e imja. Faleminderit, Juve. Faleminderit, Torino. Fino alla fine.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë