Donald Trump poston videon me AI, “përleshet” me tigrin

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në Truth Social një video të lrijuar me inteligjencë artificiale, ku shihet duke u përleshur me një tigër dhe më pas duke e përqafuar, nën tingujt e këngës “The Lion Sleeps Tonight”.
Në një tjetër video, Trump paraqitet si luan, ndërsa kundërshtarët e tij politikë, mes tyre Barack Obama, Nancy Pelosi dhe Gavin Newsom, shfaqen si hiena.
Publikimet vijnë pas ngjarjes tragjike të 10 tetorit në një park në Yorkshire, pranë Doncaster, ku një burrë humbi jetën pasi hyri në rrethimin e tigrit. Trump e shoqëroi videon e sulmit me mesazhin: “Mos u ngatërroni kurrë me natyrën! Presidenti DJT”.
Shpërndarja e pamjeve reale të ngjarjes shkaktoi shqetësim, pasi policia e South Yorkshire u kishte kërkuar qytetarëve të mos i publikonin ato, në respekt të viktimës dhe familjes së tij.




