E mërkurë, 14 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Nicolo Tresoldi! Tifozi i Milanit që turpëroi Inter në Champions

Nicolo Tresoldi përjetoi një natë të veçantë në Champions League, duke shënuar tre gola ndaj Interit me fanellën e Club Brugge.

Por kjo përballje kishte një domethënie edhe më të madhe për sulmuesin, i cili është rritur si tifoz i Milanit.

Reklamë

Para ndeshjes, Tresoldi kishte pranuar se për të kjo sfidë do të ndihej si një derbi.

I rritur duke mbështetur kuqezinjtë, ai ka pasur si një prej idhujve të tij të futbollit legjendën e Milanit, Filippo Inzaghi.

Reklamë

Dhe fati i rezervoi një skenar të veçantë: përballë rivalit të përjetshëm të skuadrës që ka mbështetur që fëmijë, Tresoldi shkëlqeu me një tregolësh, duke rrëmbyer edhe çmimin e “Lojtarit të Ndeshjes”.

Për një tifoz të Milanit, të përballesh me Interin në skenën më të madhe evropiane dhe të bëhesh protagonisti absolut i mbrëmjes është diçka që vështirë të harrohet.

Një natë ëndrrash për Tresoldin, një hattrick për t’u mbajtur mend dhe një derbi me domethënie të veçantë për tifozin kuqezi!

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.