E mërkurë, 14 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal, zjarrfikësit vënë flakët nën kontroll

Një zjarr i përmasave të mëdha që përfshiu masivin pyjor në fshatin Lugaxhi, në Labinot Mal të Elbasanit, është vënë nën kontroll pas disa orësh ndërhyrjeje intensive nga forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të angazhuara në terren.

Flakët përshkuan një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, ndërsa përhapja e tyre rrezikoi edhe disa banesa në zonë. Ndërhyrja e ekipeve operacionale bëri të mundur izolimin e vatrës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Reklamë

Operacioni është zhvilluar në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer, i cili ka pamundësuar afrimin e mjeteve të rënda pranë vatrave të zjarrit. Për këtë arsye, një pjesë e konsiderueshme e ndërhyrjes është realizuar në këmbë.

Në operacion janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse me kapacitet prej 3 tonësh secili dhe 18 efektivë zjarrfikës. Për ndërhyrjen në zonat ku mjetet nuk mund të depërtonin janë përdorur edhe pompa shpine.

Reklamë

Në terren kanë kontribuar gjithashtu 25 punonjës të ASHP-së, të cilët kanë ndihmuar në izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së flakëve.

Pas vënies së situatës nën kontroll, ekipet kanë vijuar monitorimin e zonës për të evidentuar dhe neutralizuar çdo vatër të mbetur, me qëllim parandalimin e riaktivizimit të zjarrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë