E enjte, 15 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8 milionë euro, në bord ndodheshin 14 persona

Një jaht luksoz rreth 30 metra i gjatë dhe me vlerë mbi 8 milionë euro është fundosur në ujërat e Porto Cervos, në Costa Smeralda të Sardenjës.

Në momentin e incidentit në bord ndodheshin 14 persona, të gjithë të shpëtuar dhe pa të lënduar.

Reklamë

Jahti, i quajtur “Angiola II”, ishte një model Amer F100 dhe ishte dorëzuar te pronari vetëm katër ditë përpara incidentit. Ai u fundos mbrëmjen e 11 gushtit, në zonën mes ishullit të Cappuçini dhe Capo Ferro, pranë Porto Cervos.

Sipas rindërtimit paraprak, gjithçka nisi nga një defekt në motor, i cili dyshohet se shkaktoi edhe një fillim zjarri në bord. Flakët u vunë nën kontroll, por më pas në trupin e jahtit nisi të hynte ujë, duke bërë që ai të humbiste lundrueshmërinë dhe të fundosej.

Reklamë

Nga 14 personat në bord, 12 u transferuan në një tjetër varkë që ndodhej pranë, ndërsa pronari, një sipërmarrës italian, dhe një mik i tij qëndruan përkohësisht në jaht deri në mbërritjen e ndihmës. Roja Bregdetare ndërhyri në operacionin e shpëtimit dhe më pas personat u shoqëruan drejt Poltu Quatu.

Ndërkohë, autoritetet italiane kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të incidentit dhe për të kuptuar se si një jaht i dorëzuar vetëm pak ditë më parë përfundoi në fund të detit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë