E mërkurë, 14 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep detaje (VIDEO)

Një aksident tragjik u mori jetën dy motrave mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Çukas-Delisulaj.

Florije Xhepa dhe Mirela Haskaj kanë humbur jetën pasi mjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal vaditës.

Reklamë

Mjeti drejtohej nga 53-vjeçarja Florije Xhepa.

Njoftimi i policisë:

Reklamë

Rreth orës 19:00, jemi njoftuar se në një kanal me ujë, në aksin rrugor rural “Delisufaj-Çukas”, kishte rënë një automjet.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, ku kanë konstatuar brenda automjetit dy shtetase të pajeta, konkretisht shtetasen F. Xh., 53 vjeçe, banuese në fshatin Çermë, drejtuese e automjetit, si dhe motrën e saj, shtetasen M. H., 50 vjeçe, banuese në fshatin Delisufaj, e cila ishte pasagjere në automjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së automjetit në kanal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë