E mërkurë, 14 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6 shtëpi

Të paktën gjashtë shtëpi janë djegur në Stourbridge në Anglinë qendrore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të vënë nën kontroll një flakë të madhe që shpërtheu në bimësinë e ulët pranë një fushe golfi, raportoi Sky News.

Dy persona u prekën nga thithja e tymit dhe nxehtësia, thanë autoritetet lokale.

Reklamë

Pamjet nga helikopteri i rrjetit televiziv treguan të paktën tre prona të përfshira nga flakët pranë zjarrit, rreth 205 km larg Londrës.

Rreth 60 zjarrfikës po luftonin me flakët, tha Shërbimi i Zjarrfikësve të West Midlands. Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar ose dëme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë