E mërkurë, 14 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Një tjetër ditë Shqipërie në BE”, Rama ndan pamjet nga konferenca e dhjetë ndërqeveritare në Luksemburg

Shqipëria ka mbyllur kapitullin e 20-të me Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare, e zhvilluar ditën e djeshme në Luksemburg.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga konferenca, duke e cilësuar këtë zhvillim si një tjetër hap në rrugën e integrimit evropian të vendit.

Reklamë

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë Shqipërie në BE, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

POSTIMI- Rama Luksemburg

Reklamë

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e cilësoi këtë arritje si një hap vendimtar për Shqipërinë, duke theksuar se, pavarësisht rrugës së gjatë drejt anëtarësimit, vendi do të vijojë të shënojë progres në procesin e integrimit.

Edhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, u shpreh se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 është plotësisht i mundur. Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e kontributit të të gjithë aktorëve në këtë proces.

Kapitulli 20, i cili lidhet me sipërmarrjen, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, i bashkohet kapitujve të tjerë të mbyllur më herët.

Më 14 korrik, Shqipëria mbylli edhe Kapitullin 25, për Shkencën dhe Kërkimin, Kapitullin 26, për Arsimin dhe Kulturën, si dhe Kapitullin 30, që lidhet me Marrëdhëniet me Jashtë.

Përparimi në negociata shënon një tjetër etapë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, me synimin për anëtarësim në BE deri në vitin 2030.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.