E mërkurë, 14 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protestuesit dhunuan Nunciaturën Apostolike, ambasadën e Vatikanit në Tiranë, MEPJ dënon ngjarjen: Autorët të përgjigjen para ligjit

Protestuesit kanë dëmtuar selinë e Nunciaturës Apostolike në Tiranë, përfaqësinë diplomatike të Selisë së Shenjtë, Vatikanit, në Shqipëri. Gjatë tensioneve të protestës së djeshme, disa prej tyre u ngjitën mbi kangjellat e godinës, por zbritën pas lutjeve të disa murgeshave që ndodheshin brenda ambienteve.

Ngjarja u regjistrua mes përplasjeve gjatë protestës, e cila u shoqërua edhe me persona të lënduar dhe shoqërime në polici. Ndërkohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht, duke dënuar aktet e vandalizmit, përfshirë heqjen e flamurit të Selisë së Shenjtë.

Reklamë

Në deklaratën e saj, MEPJ thekson se respektimi i paprekshmërisë dhe dinjitetit të përfaqësive diplomatike është një detyrim themelor, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe të drejtën ndërkombëtare. Ministria nënvizon se, megjithëse e drejta për të protestuar është pjesë e pandashme e një shoqërie demokratike, ajo duhet të ushtrohet në respekt të ligjit dhe pa dhunë apo vandalizëm.

DEKLARATË E MINISTRISË PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME

Reklamë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon aktet e vandalizmit të ushtruara dje tek selia e Nunciaturës Apostolike në Tiranë, përfshirë heqjen e flamurit të Selisë së Shenjtë.

Respektimi i paprekshmërisë dhe dinjitetit të përfaqësive diplomatike është një detyrim themelor, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe të drejtën ndërkombëtare.

E drejta për të protestuar është pjesë e pandashme e një shoqërie demokratike, por ushtrimi i saj duhet të respektojë ligjin dhe të përjashtojë çdo formë dhune apo vandalizmi. Autorët e akteve të paligjshme duhet të identifikohen dhe të përgjigjen përpara ligjit.

Ministria vlerëson reagimin e Policisë së Shtetit dhe shpreh besimin se institucionet kompetente do të zbardhin plotësisht ngjarjen dhe së bashku me institucionet e përfshira, do të garantojë sigurinë dhe paprekshmërinë e të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.