Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të dy personave me akuzën e kultivimit të kanabisit.

 

Shtetasit e arrestuar janë F.S, 40 vjeç dhe M.M, 35 vjeç, (me detyrë kryeplak i fshatit Porodinë), të dy banues në fshatin Porodinë.

 

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative policia ka ushtruar një kontroll në banesën e shtetasit F.S, ku gjeti të kultivuar fidanë kanabisi.

 

Lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar edhe kryeplakun e fshatit shtetasin M.M., pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka kallëzuar krimin pranë organeve përkatese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *