Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

Irani akuzon SHBA-në për sulme ndaj infrastrukturës civile, rriten...

Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për cunami

10 fotografitë më mbresëlënëse të Kupës së Botës që...

Shtyhet afati për AMPT-të, qytetarët do kenë mundësi të...

Qeveria rrit fondin e Garancisë Sovrane në 5 miliardë...

“Rënia e euros vjen nga forcimi i lekut”, Rama:...

“Askush të mos thotë se nuk ka financim”, Rama:...

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik i qeverisë...

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të mbështesim bizneset...

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit tensionet dhe...

10 fotografitë më mbresëlënëse të Kupës së Botës që ngjajnë me vepra arti historike

17 Korrik 17:09

Ndërsa Kupa e Botës 2026 po i afrohet fundit, BBC ka përzgjedhur disa nga fotografitë më mbresëlënëse të turneut dhe zbulon ngjashmëritë e tyre me vepra klasike të artit.

Mes mijëra fotografive të jashtëzakonshme të realizuara nga fotoreporterët sportivë ndërkombëtarë që nga nisja e Kupës së Botës FIFA 2026, më 11 qershor, disa prej tyre kanë arritur të mbeten gjatë në kujtesën kolektive. Por pse disa imazhe të jashtëzakonshme mbeten ikonike, ndërsa të tjera harrohen shpejt?

Më poshtë janë 10 nga fotografitë më të spikatura të Kupës së Botës 2026, të vendosura përkrah kryeveprave artistike që ato kujtojnë dhe risjellin në vëmendje.

1.Angli – Meksikë

Kjo fotografi kap fokusin e e përbashkët të një grupi lojtarësh të Anglisë dhe Meksikës, të udhëhequr nga Harry Kane dhe Jesus Gallardo, teksa luftojnë për topin në ndeshjen e fazës së 1/8-ave, të zhvilluar në Mexico City më 5 korrik.

Fotografia e Julian Finney sjell ndër mend energjinë, shpejtësinë dhe linjat e një kryevepre moderniste: “The Charge of the Lancers” (1916) nga Umberto Boccioni, një nga veprat më të njohura të futurizmit.

2.Gana – Panama

Fotografia dramatike e Nathan Denette, e realizuar gjatë ndeshjes mes Ganës dhe Panamasë në Toronto më 17 qershor, ka një intensitet që të kujton një duel të peshave të rënda në boks.

Në këtë moment, topi duket se kalon në plan të dytë, ndërsa përplasja mes Ernest Nuamah të Ganës dhe Cesar Blackman të Panamasë bëhet qendra e vëmendjes. Blackman duket sikur përthith të gjithë forcën e goditjes, duke e kthyer për një çast futbollin nga “loja e bukur” në një skenë që ngjan me ringun e boksit.

Fotografia kujton pikturën e famshme të George Bellows, e cila paraqet boksierin Jack Dempsey duke rënë mbi litarët e ringut pas një goditjeje të fuqishme nga Luis Firpo, me trupin e përkulur në një pozicion të ngjashëm me atë të kryqëzimit.

3.Bosnjë-Hercegovinë – SHBA

Me duart mbi faqe dhe gojën e hapur, fotografia prekëse e Amel Emric tregon një tifoz të ri të Bosnjë-Hercegovinës duke përjetuar zhgënjim të madh gjatë ndeshjes ndaj Shteteve të Bashkuara, më 2 korrik.

Pamja duket sikur lidhet drejtpërdrejt me një traditë të gjatë në art, ku shprehjet e tmerrit dhe vuajtjes janë paraqitur në mënyrë të fuqishme. Ajo të kujton nga njëra anë Meduzën e mundur të Caravaggio-s, me fytyrën e ngrirë nga frika, dhe nga ana tjetër figurën ikonike të ankthit ekzistencial në “The Scream” (Britma) të Edvard Munch.

4.Marok – Holandë

Kjo fotografi kap lëvizjen rrotulluese të Ismael Saibarit të Marokut, teksa feston penalltinë vendimtare ndaj Holandës në fazën e 1/32-ave.

Fotografia e realizuar nga Carl Recine duket  sikur është gdhendur nga dora e një skulptori. Momenti të kujton Davidin e Gian Lorenzo Berninit, pikërisht çastin pasi heroi biblik ka lëshuar me gjithë forcën goditjen vdekjeprurëse ndaj gjigantit Goliath.

5.Norvegji – Senegal

Fotografia thuajse abstrakte e Justin Setterfield, e cila tregon tifozët e Norvegjisë duke performuar këngët e tyre gjatë ndeshjes së Grupit I ndaj Senegalit, më 22 qershor, është një mozaik i gjallë entuziazmi kolektiv.

Ritmi i fuqishëm i ngjyrave të kuqe dhe sinkronizimi i tifozëve të kujtojnë pikturën madhështore “Rose Garden” (1920) të Paul Klee, ku energjia e një vendi dhe gëzimi i përbashkët paraqiten si një shpërthim i gjallë lëvizjesh dhe ngjyrash të kuqe të vendosura në harmoni.

6.Tifozët portugezë

Prirja e pazakontë për t’i ngritur futbollistët në nivelin e figurave ikonike nuk është vetëm një pasion i kritikëve të artit. Kjo duket qartë në fotografinë e Thomas Coex, ku tifozët portugezë valëvitin një pankartë me imazhin e Ronaldos, të paraqitur si një shenjtor i nderuar.

I pajisur me të gjitha elementet e një figure të shenjt, një aureolë të ndritshme rreth kokës, mantel të gjelbër, shkop ceremonial, portreti i “Shën Ronaldos” është krijuar me shumë kujdes për të imituar tiparet e Shën Judë Tadeut, shenjtorit mbrojtës të rasteve të pashpresa.

7.Afrika e Jugut – Kanada

Largojeni për një çast nga mendja topin e bllokuar mes kokave të dy lojtarëve në fotografinë e Mark Terrill, ku shfaqen Sphephelo Sithole i Afrikës së Jugut dhe Jonathan David i Kanadasë.

Gjatë përballjes për zotërimin e topit, më 28 qershor në Los Anxhelos, të dy lojtarët duken sikur janë përfshirë në një kërcim intensiv, të ngurtësuar në një moment përplasjeje dhe përqendrimi maksimal.

Trupat e tyre të tendosur dhe të fokusuar sjellin ndër mend shumë paraqitje artistike të ndërthurjes fizike, të ngjashme me një vallëzim tangoje, që janë shfaqur gjatë historisë së artit dhe kulturës.

8.Argjentinë – Egjipt

I mbushur me energji fizike dhe emocionale, Lionel Messi, i fotografuar nga Carlos Barria, ngrihet drejt qiellit nga shokët e skuadrës pasi Argjentina mposhti Egjiptin në fazën e 1/8-ave, më 7 korrik në Atlanta.

Lëvizja elegante e figurës së Messit, i hedhur lart nga shokët e tij, sjell ndër mend veprën “Ngjitja e Krishtit” (rreth viteve 1745–1750) të Giovanni Battista Tiepolo. Në këtë pikturë, ngritja e mrekullueshme drejt qiellit nuk lidhet vetëm me fuqinë hyjnore, por edhe me admirimin dhe përkushtimin e njerëzve që e rrethojnë figurën qendrore.

9.Spanjë – Uruguai

Ekziston një kufi i hollë mes përqendrimit dhe shqetësimit të thellë. Shprehja në fytyrën e Marc Cucurellës, e kapur në fotografinë e Fernando Llano-s, teksa lojtari spanjoll përballet me uruguaianin Agustin Canobbio në Meksikë, më 26 qershor, është një shembull i qartë i përqendrimit maksimal.

Vështrimi intensiv i Cucurellës, i ngulur me vendosmëri në aksion, të kujton portretin e famshëm vetjak të Gustave Courbet të vitit 1843, ku artisti shfaq një vështrim të fuqishëm dhe depërtues, plot vetëbesim dhe tension.

10.Francë – Spanjë

Fotografia e Lars Baron, që tregon dëshpërimin e Desire Doue pas humbjes së Francës ndaj Spanjës në gjysmëfinale, më 15 korrik, është veçanërisht prekëse.

Imazhi kap momentin kur Doue largohet me fytyrën e mbuluar nga bluza.

Për një çast, materiali elastik i shtrirë mbi tiparet e fytyrës së tij krijon një pamje të pazakontë, duke e kthyer lojtarin në një skulpturë monumentale.

Ky efekt i çuditshëm të kujton bustet prej mermeri të shekullit XIX, ku skulptorët e zotë arrinin ta bënin gurin të dukej po aq i butë, i tejdukshëm dhe i rrjedhshëm sa një vello mëndafshi.

Posted Under:
Anash Bota Sport
Tagged:
Fansa Kupa e Botes Messi

Nga e njëjta kategori

Irani akuzon SHBA-në për sulme ndaj infrastrukturës civile, rriten tensionet në Lindjen e Mesme

më shumë...

Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për cunami

më shumë...

Polifonia në filmin “Odisea”, mjeshtri i fyellit Vendim Kapaj tregon bashkëpunimin me kompozitorin Ludwig Göransson

më shumë...

Orikumi plot me turistë të huaj, operatorët: Çmimet e akomodimit e të ushqimit nuk janë rritur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:31

Irani akuzon SHBA-në për sulme ndaj infrastrukturës...

5:43

Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për...

5:09

10 fotografitë më mbresëlënëse të Kupës së...

4:29

Polifonia në filmin “Odisea”, mjeshtri i fyellit...

4:03

Orikumi plot me turistë të huaj, operatorët:...

3:53

Përndjekja e avokatëve në diktaturë, Autoriteti i...

3:38

Zjarr në zonën e Mifolit, flakët përfshijnë...

3:26

Tirana Central Park, një vizion i ri...

3:25

Tentoi të vriste me thikë një 59-vjeçar...

2:54

Qeveria i jep imunitet Guvernatorit, prjoktligji i...

2:46

Shfrytëzimi i fëmijëve për lypje, taskë-forca kontrolle...

2:45

Shtyhet afati për AMPT-të, qytetarët do kenë...

2:34

Qeveria rrit fondin e Garancisë Sovrane në...

1:50

“Rënia e euros vjen nga forcimi i...

1:28

“Askush të mos thotë se nuk ka...

1:13

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik...

1:09

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të...

12:05

Dhunohet punonjësi i policisë, Sarandë, disa persona...

11:58

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit...

11:25

SPAK përplaset me Ilir Beqajn, ish-ministri i...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj: B...
  • Përmet/ Përshtati banesën si thertore dhe hidhte mbetjet në...
  • “Askush të mos thotë se nuk ka financim”, Rama:...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.