Vendimi i britanikëve për daljen nga Bashkimi Europian shihet me shqetësim edhe nga Tirana zyrtare. Zv/kryeministri Niko Peleshi e konsideron si një zhvillim që ngre dyshime te forta për të ardhmen e vete unionit. Përmes një statusi në rrjetin social facebook, Peleshi shkruan se BE është ëndrra e shqiptarëve dhe popujve te Ballkanit, ndaj është një sfidë e përbashkët, tashmë kthimi i këtij projekti në një frymëzim për të gjithë popujt e Europës shprehet Peleshi. “Sot mbushen 2 vjet nga dita e pranimit të Shqipërisë si vend kandidat i BE. Lajmi i Brexit, që u lexua sot në të gjitha gazetat në krah të kafes së mëngjesit, padyshim ka ngritur shumë dyshime shkruan Zv/kryeministri ne profilin e tij ne rrjetin social facebook.