E shtunë, 10 Tetor 2026 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Zgjedhjet në Kosovë/ Mbi 95% e kutive të numëruara, Vetëvendosje shpall fitoren, njofton festën në sheshin “Skënderbe”

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e parakohshme në zgjedhjet në Kosovë.

Deri më tani, janë numëruar më shumë se 95% të kutive, ku partia e Albin Kurtit numëron mbi 280 mijë vota.

Reklamë

Por,  i mungojnë numrat për krijimin e qeverisë, ndërsa ndiqet nga PDK dhe LDK.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, LVV ka publikuar një foto ku shkruan se festa e madhe e fitores do të mbahet në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë, në orën 23:00.

Postimi i plotë:

Reklamë

Të dashur qytetarë,

Shihemi sonte në ora 23.00 në sheshin Skënderbeu bashkë me Kryeministrin Albin Kurti.

Krejt për shtet

Shtet për krejt

Ia qitëm pikën edhe një herë

Vazhdo të lexosh

Reklamë