E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD “plotëson” kërkesat e protestuesve, opozita i drejtohet Kuvendit për shfuqizimin e katër ligjeve

Partia Demokratike ka vendosur të çojë përpara kërkesat e qytetarëve, të cilët prej 9 ditësh protestojnë para Kryeministrisë.

Me firmën e dy deputeteve, Partia Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht në Parlament shfuqizimin dhe ndryshimin e 4 ligjeve, sipas kërkesës së protestuesve.

Reklamë

Opozita kërkon shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe Paketës së Maleve, si dhe anulimin e ndërhyrjeve që janë bërë nga mazhoranca në ligjin për zonat e mbrojtura dhe atë për trashëgiminë kulturore.

Qytetarët që kanë dalë në protestë kundër investimit në Zvërnec kanë paraqitur 5 kërkesa kryesore.

Reklamë

E para është dorëheqja e qeverisë, ndërsa 4 të tjerat lidhen me shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe Paketës së Maleve, si dhe anulimin e ndryshimeve që janë bërë në dy ligje: ligjin për zonat e mbrojtura dhe ligjin për trashëgiminë kulturore.

Partia Demokratike fillimisht qëndroi e distancuar nga protesta, duke theksuar se është pro investimit në Zvërnec, por prej së shtunës ajo ka vendosur të mbështesë protestuesit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë