Ministri i Ekonomisë gjatë 2005, Genc Ruli u pyet në Gjyaktën e Posaçme për procesin “Partizani”.
Ai sqaroi se ministria e drejtuar prej tij ka patur rol në supervizimin e procesit privatizues. Ndërsa kthimin e pronave te pronari Ruli e konsideron një domosdoshmëri dhe përmbushje e programit elektoral me të cilin Partia Demokratike erdhi në pushtet.
“Ne si politikanë, i bindemi programit qeveritar. PD kishte marrë detyrimin që gjatë proceseve të privatizimit do të shikoheshin ngushtësisht interesat e pronarëve, të cilat ishin zënë nga prona shtetërore apo nga palë të tjera. Në tetor të vitit 2005 u kam bërë një letër ministrive që të na sjellin një inventar të pronave që kemi si shtet dhe po ashtu edhe letra nëse kanë pasur interes nga pronarët për t’i marrë ato prona. Mediu ka qenë ndër të parët që është përgjigjur për sa u përket pronave që ishin jashtë planit të përhapjes”, deklaroi Ruli.
Si dëmshmitar i akuzës Ruli u shpreh se i kishte thënë pronarit të klubit Albert Xhani, që ishte në dijeni të procedurës së tij me qeverinë e mëparshme, por “kjo do të shkonte në favor të ish-pronarëve”.
Dhe edhe një herë tregon se procesi i privatizimit ishte i vonuar.
“Ministria më shumë jepte sinjal politik dhe ishte program qeveritar. Në çdo rast, propozimi vinte nga ministria që e kishte në varësi. Por nuk ka detyrë të nxisë. Gjatë viteve klubi qe shkatërruar, denigruar, prandaj u përshpejtua procedura në mënyrën që ta shpëtonim sa më shumë. Historia ma ka dhënë të jem ministër që në vitin 1991. Shteti kishte trashëguar gjithë pronën publike. Duheshin vite t’u ktheheshin pronarëve. Të përndjekurit kërkonin dëmshpërblime”, deklaroi Ruli.
Të bashkëpandehur në proces janë, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, që sipas SPAK është përfituesi nga privatizimi i ish-kompleksit sportiv, Partizani, Fatmir Bektashi, që ndërtoi 17 pallate mbi këto troje, noterja Andia Pustina dhe shoqëritë Homplane dhe Kontakt.





