Ndërsa në Shqipëri vijojnë protestat kundër investimit në zonën e Zvërnecit, delegacioni i Bashkimit Europian ka dhënë një mesazh për mjedisin në vendin tonë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, BE bën thirrje që institucionet të mbrojnë natyrën sa janë ende në kohë.
Delegacioni i BE-së në Tiranë: Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë. Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme. Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë. Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh. Mbro natyrën, sa je në kohë.
Ndërkohë, për Radio Europa e Lirë, Komisioni Europian shprehu shqetësimin se projekti i planifikuar në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë mund të ketë ndikime mjedisore që bien në kundërshtim me procesin e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.





