Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Kostana Morava, ka bërë rrëfimin e saj pas daljes nga reality show, gjatë një interviste në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus.
Duke komentuar eksperiencën e saj në fermë, Kostana u shpreh se mbështetja e publikut pas eliminimit e ka emocionuar shumë.
“Kur dola nga ferma dhe pashë mbështetjen e publikut, u emocionova shumë sepse ishte shumëfish më e madhe nga ç’e prisja. Kjo më dha zemër të jem kjo që jam dhe më rriti besimin te vetja”, tha ajo.
Një nga deklaratat më të forta të Moravës ishte për konkurrenten Sara, për të cilën tha se po kalon një gjendje “deliri”.
“Më vjen keq ta them si grua për një grua, por mendoj se Sara është në një gjendje deliri. Është egocentrike dhe nuk tregon asnjë kuriozitet për të njohur tjetrin. Më vjen keq për të, sepse ajo që e pret jashtë mund të jetë e dhimbshme”, u shpreh Kostana .
Ndërsa për marrëdhënien e saj me Moza Ahmetin, ajo foli me admirim, duke e cilësuar si një nga personazhet më autentike të fermës.
“Moza është një grua jashtëzakonisht autentike që e ka lirinë të brendësuar. Ka një ironi elegante që vetëm një individ i formuar mund ta ketë”, tha Kostana.
Morava komentoi edhe raportin mes Soni Malaj dhe Flori Mumajesi.
“Kur vijnë aq shumë drona dhe një mbështetje aq e madhe nga një ish-partner i famshëm si Flori, kjo është një teknikë për të forcuar imazhin publik kur pëlqyeshmëria ka rënë”, tha ajo.
Duke folur për finalistët, Kostana u shpreh se disa prej konkurrentëve nuk e meritojnë finalen.
“Sipas mendimit tim, nuk e meritojnë Sara, Romiri dhe Iliri. Këta personazhe kanë zhgënjyer shumë fansa dhe publikun e gjerë”, deklaroi ajo.
Kritika të forta pati edhe për Ilir Shaqiri.
“Më vjen keq për Ilirin sepse ka një investim dhe kontribut të madh si ambasador i artit shqiptar në Itali. Por në këtë format ai e humbi atë respekt për shkak të karakterit të tij. Ai përdor ofendime dhe ‘gjuajtje të ulëta’ kur dikush ka një argument më të fortë se ai”, tha Morava.
Në fund të intervistës, ajo tregoi se pas daljes nga ferma është pritur nga familja dhe partneri i saj, duke e cilësuar dashurinë e tyre si fitoren e saj më të madhe.
“Partneri më tha: ‘Ke shkëlqyer, jam krenar për ty’. Dashuria që mora nga njerëzit e mi dhe nga publiku pas daljes ishte fitorja ime e vërtetë”, përfundoi Kostana.
/vizionplus.tv





