E diel, 4 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare bëhen bashkë në dasmën e tij

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ka kurorëzuar dashurinë e tij duke i dhënë fund beqarisë menjëherë pas përfundimit të angazhimeve me ekipin kuqezi në ndeshjet e muajit qershor.

Ceremonia martesore u shndërrua në një nga ngjarjet më të komentuara sportive të ditëve të fundit, duke mbledhur së bashku futbollistë, drejtues dhe figura të njohura të futbollit shqiptar.

Reklamë

Mes të ftuarve spikatën emra të rëndësishëm të Kombëtares si Elseid Hysaj dhe Mirlind Daku, ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, së bashku me përfaqësues të tjerë të institucionit.

Atmosfera festive, muzika dhe urimet e shumta krijuan një mbrëmje të veçantë për çiftin, ndërsa futbollistët e Kombëtares u panë duke festuar së bashku në një ambient plot emocion dhe gëzim.

Martesa e Arbër Hoxhës shënon një moment të rëndësishëm në jetën e tij personale, duke ardhur menjëherë pas përfundimit të detyrimeve me Kombëtaren shqiptare dhe duke e kthyer këtë festë në një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv dhe tifozëve kuqezi.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë