Sport
Një gol, tri pikë, Muriqi i jep fitoren Fenerbahçes në Champions

Vedat Muriqi është heroi i Fenerbahçes në Champions League!
Sulmuesi i Kosovës ka shënuar golin e fitores në suksesin 1-0 ndaj Shakhtar Donetskut, duke i dhënë skuadrës turke një triumf të rëndësishëm në fazën e ligës.
Muriqi u bë protagonist i mbrëmjes, duke gjetur rrugën e rrjetës dhe vendosur fatin e takimit.
Sulmuesi kishte shënuar edhe më herët, por goli i tij ishte anuluar pas ndërhyrjes së VAR-it.
Në fund, goli vendimtar i kosovarit i dha Fenerbahçes tri pikët, ndërsa Muriqi konfirmoi edhe një herë rëndësinë e tij në repartin ofensiv të skuadrës turke.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




